Çmenduri në Angli, trajneri shkarkohet teksa ndeshja po luhej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 20:52

Çmenduri në Angli, trajneri shkarkohet teksa ndeshja po luhej

Historia ka parë trajnerë që të shkarkohen vetëm pak minuta pas një humbjeje, të tjerë që për divergjenca janë shkarkuar edhe pas një fitoreje, apo akoma më shumë si çështja “Lopetegui”, të cilin federata e largoi nga Spanja vetëm dy ditë përpara debutimit në Botëror. Por që të shkarkohej një trajner, teksa ndeshja ishte ende duke u luajtur, kjo është një çmenduri angleze.

0_Wheeler2

Protagonist i kësaj fatkeqësie është Herri Uiler, tashmë ish-trajneri i Billerkei Taunit (ekip i kategorisë së gjashtë angleze, në konferencën “Vanarama National League South”), i cili është lajmëruar në minutën e 85-të të sfidës se ishte i shkarkuar, pas humbjes së parë në 6 ndeshje, me Çipenham Taunin (4 fitore dhe 1 barazim para saj)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"