Çmenduri e Mançester Sitit, bën Kajl Uollkërin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2017 | 19:42

Çmenduri e Mançester Sitit, bën Kajl Uollkërin mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë

Ndërkohë që vëmendjen kryesore në merkaton e kësaj vere e ka zënë Milani me transferimet e shumta, Mançester Siti bëri sot blerjen e mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

kajl uollker

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola përforcoi radhët me shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Kajl Uollkër, i cili u ble nga skuadra e Totenhemit për shifrën rekord të 54 milionë paundëve. Ky rekord mbahej deri më sot nga transferimi i David Luizit nga Çelsi te PSG për 50 milionë paund në vitin 2014.

27-vjeçari Uollkër firmosi me Sitin një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë një rrogë prej 130 mijë paundësh në javë. Ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 2.

“Jam shumë i lumtur që firmosa me Sitin dhe mezi po pres të fillojmë përgatitjet. Pep Guardiola është një nga trajnerët më të respektuar në botë dhe besoj se mund të më përmirësojë akoma më shumë si futbollist”, u shpreh Uollër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"