“Çmendi” zikaltërit me pritjet e tij, portieri i Shahtjorit: Interi më i fortë se Reali, e dija që Lukaku…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 8:51

“Çmendi” zikaltërit me pritjet e tij, portieri i Shahtjorit: Interi më i fortë se Reali, e dija që Lukaku…

Portieri i Shahtjor Donjeck, Anatoli Trubin, ka shprehur ndjesitë e tij pas ndeshjes së barazuar të martën në mbrëmje kundër Interit:

Turbin

“Nuk dhamë 200%, por 1000%. Shpenzuam shumë energji sepse një javë më parë luajtëm kundër Realit të Madridit dhe të gjithë ishim shumë të lodhur. Plani në mbrojtje kundër zikaltërve funksionoi? Nëse nuk pësuam, atëherë mendoj se po. Çfarë mund të them për goditjen e dënimit të Lukakut?

Portieri i Shahtjor

E dija që do të godiste në këndin tim, edhe përpara ekzekutimit, ndaj kontrollova më shumë atë krah”. Në fund, gazetari i “Football1” e pyet për një krahasim mes sfidës kundër Realit dhe asaj ndaj Interit: “Dy ndeshje të ndërlikuara. Megjithatë, ndaj Realit ishte më e lehtë të dilnim nga linja mbrojtëse, ndërsa me Interin, sipas meje, më e vështirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"