“Çmendet” Juventusi, Mbape dhe Asensio në radarët e “Zonjës së vjetër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 10:30

“Çmendet” Juventusi, Mbape dhe Asensio në radarët e “Zonjës së vjetër”

Shpesh paratë janë problemi, por jo në rastin e Juves dhe jo kur ajo vendos një objektiv në merkato. Prej disa javësh përflitet se Paolo Dibala nuk është më i paprekshëm, aq më tepër nëse në zyrat e klubit bardhezi do të vinte një ofertë prej 130-140 milionë eurosh.

paulo dibala

Me lojtarin që do të merrte një pagë në proporcion me investimin, në Kontinasa duket se nuk shqetëson çështja e zëvendësuesit, ose më saktë, zëvendësuesve. Teksa skuadra e klubi ndryshojnë, filozofia mbetet e njëjta, me drejtuesit që sa herë shesin, shumën e shfrytëzojnë për të sjellë në Torino kampionë të tjerë.

Vetë Dibala nuk e ka pranuar kurrë se dëshiron të largohet, teksa sa herë është pyetur është shprehur se nuk mendon për merkaton dhe se është i përqendruar te sezoni me Juven.

PROFILET – Sigurisht, shitja e Dibalës, nëse ndodh, do të ishte një projekt veror, pasi Maks Alegri ka nevojë për argjentinasin për të ndjekur Champions-in. Largimi i “La Joya”-s do të kompensohej nga afrimi i dy yjeve të nivelit botëror. Kilië Mbape  dhe Marko Asensio janë dy profilet që duhet të zbarkojnë te bardhezinjë në sezonin tjetër.

mbape

Kostot pjesërisht do të mbuloheshin nga paratë e fituara nga Dibala, ndërsa pjesa tjetër do të vendosej nga klubi, që kur vjen puna te yjet vështirë se mban dorën në xhep.

asensiooo

“Zonja” nuk ka nisur të bëjë llogaritë, por është e lehtë që shpenzimi në këtë rast do të ishte i nivelit të lartë, më Asension dhe Mbapenë, të cilët aktualisht kanë në tregun e futbollistëve një vlerë të përbashkët prej rreth 300 milion eurosh.

Përgatiti: REINOLD BAKALL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"