“Çmendet” Junajtid, “djajtë” tentojnë dy lojtarët e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 12:22

“Çmendet” Junajtid, “djajtë” tentojnë dy lojtarët e Bajernit

Mançester Junajtid interesohet për të marrë shërbimet e dy mesfushorëve të Bajernit, Tomas Myler dhe Tiago Alkantara. Edhe pse për të parin gjasat që ai të largohet nga Mynihu janë të pakta, për spanjollin situata është ndryshe. Drejtuesit bavarezë po planifikojnë për të sjellë në Mynih Kai Havercin dhe Leroi Sanenë në fund të sezonit, duke bërë që fantazisti i ardhur nga Barcelona të shkojë në një skuadër tjetër. 

Alkantara

 

Myler, edhe pse kishte kërcënuar me largim në fund të fazës së parë, pas marrëdhënieve jo të mira me ishtrajnerin Niko Kovaç, duket se ka ndërruar mendje, pasi tani është duke luajtur rregullisht me gjermanët. Ndërkohë, në Angli, Junajtid po mendon që të ofrojë dy lojtarët e klubit më të titulluar në Gjermani për të lënë më pas të lirë mesfushorin Pol Pogba. Kampioni i botës kërkohet nga Reali i Madridit dhe Juventusi.

Myler

Por “Djajtë e kuq” nuk duan që të ngelen pa lojtarë dhe nëse një ofertë e mirë do të vinte për francezin, paratë do të përdoren për të sjellë në Mançester mesfushorë me eksperiencë. Skuadra e Ole Gunar Solskjaerit nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, duke u renditur shumë vende larg objektivave sezonalë. Largimet e shumta nga skuadra (Jang dhe Lukaku) kanë bërë që ekuilibrat të prishen dhe klubi të ketë vështirësi të sjellë lojtarë cilësorë. Ndërkohë, për Pogbanë fati duket se është vendosur tashmë dhe nuk ka më kthim prapa. Në verë, mesfushori francez do të largohet nga Junajtid, ku erdhi me shumë bujë para dy sezonesh. Lojtari nuk u bë asnjëherë lider, edhe pse cilësitë e tij janë ato të një kampioni bote.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"