Çmendet drejtuesi i Juves: Dua ta zhduk nga globi Interin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 10:20

Çmendet drejtuesi i Juves: Dua ta zhduk nga globi Interin!

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga supersfida mes Juventusit dhe Interit, ai që ka menduar t’i hedhë benzinë zjarrit ka qenë Sandro Pelo. I shfaqur në një intervistë në “Juve TV”, drejtori i zonës së komunikacionit bardhezi, ka shfryrë vrer ndaj klubit zikaltër.

sandro_pello_thumb660x453

“Unë shpresoj që ta asfaltojmë Interin, ta zhdukim nga ky planet! Ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kanalet e ujërave të zeza ku kanë jetuar në këto vite të fundit, në pusetat e fshehura në errësirë, – ishin fjalët e ashpra të Pelos, i cili nuk u ndal me kaq, por duke irrituar edhe shumë tifozë, jo vetëm ata zikaltër. – Dua t’u heq atyre çdo rreze të vogël, çdo dëshirë dhe shpresë që vërtet sivjet janë rikthyer të jenë një skuadër normale”.

Por fakt është që drejtori i televizionit, Klaudio Zuliani, nuk e ka dënuar, por e ka mbrojtur, ose më saktë e ka nënvlerësuar deklaratën e fortë të Sandro Pelos. “Njerëzit në rrjetet sociale mund të thonë çdo gjë, por as që kam ndër mend të plotë- soj dëshirën e tyre për ta larguar nga puna. Ndoshta, ai duhej të ishte treguar disi më i qetë në zgjedhjen e fjalëve, por gjithsecili e jeton futbollin në mënyrën e tij.

Inter

Futbolli të jep edhe të tilla emocione dhe nuk do të ishte më i bukur. Pastaj, po këta tifozë që kërkojnë ‘kokën’ e tij janë të njëjtët, sidomos ata interistë, që nuk lodhen së më ofenduari dhe kërcënuari mua, vetëm sepse punoj për klubin e Juventusit”, u shpreh Zuliani.

Gjithsesi, pas deklaratës “bombë” të së martës, dje në mesditë kanë ardhur faljet publike të Sandro Pelos, për fjalët e përdorura, ndonëse ofendimet në rrjetet e tij sociale kanë vërshuar me të njëjtin intensitet, si pas fjalëve që shprehu kundër Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"