Çmendet Bajerni, gati 90 milionë euro për zëvendësuesin e Manuel Nojerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:10


Çmendet Bajerni, gati 90 milionë euro për zëvendësuesin e Manuel Nojerit

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Manuel Nojer do të largohet nga Bajerni në merkaton e verës, ku ai luan prej vitit 2011.nojer ter shtegen

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit bavarezë i janë futur punës dhe po shikojnë për një zëvendësues, që t’ia besojnë portën sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Bajerni pëlqen shumë portierin tjetër gjerman, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili luan te Barcelona.

Madje thuhet se kampionët e Gjermanisë kanë gati 90 milionë euro për të marrë shërbimet e gardianit katalanas, pikërisht aq sa kërkojnë spanjollët për ta lënë të lirë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com