“Çlirohet” titullari i Dinamos, merr letrat dhe del lojtar i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 15:58

“Çlirohet” titullari i Dinamos, merr letrat dhe del lojtar i lirë

“Çlirohet” edhe Edis Maliqi. Mbrojtësi që luajti me Dinamon sezonin e fundit, nuk ishtepjesë e kësaj skuadre, por ai kishte mbetur “peng” i dokumentacionit. Çinedu dhe Demiri e zgjidhën çështjen më parë, kurse Maliqi, sipas burimeve të gazetës, e ka bërë këtë gjë vetëm ditën e premte.

enis maliqi

Tani 26- vjeçari është lojtar i lirë. Me Dinamon ai luajti 28 ndeshje në sezonin e fundit, 19 nga të cilat titullar. Tashmë rrugët mes Maliqit dhe Dinamos ndahen edhe zyrtarisht. Sigurisht, nuk ishte një përvojë e bukur për palët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"