Ç’lidhje ke ti me sportin? Alesia Bami iu përgjigjet kritikëve/ Moderatorja zbulon detaje nga jeta personale, ja kush është futbollisti më seksi shqiptar
PANORAMA PLUS/ Alesia Bami është një ndër vajzat më të komentuara në publik. Modelja ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj profesionale si moderatore e emisionit sportiv dhe ka zbuluar detaje rreth jetës personale.
E ftuar në “Më Lër Të Flas”, Alesia ka treguar vështirësitë që ka hasur përgjatë kohës që ka moderuar emisionin e sportit. Ajo theksoi se është gjykuar gjithmonë se nuk ka njohuri për sportin por sipas saj eksperienca e ka bërë që ajo të ketë informacione të përgjithshme.
“Gjërat e mia të rëndësishme nuk i bëj me ‘tag’ sepse dua t’i dedikohem vetë deri në pikën e fundit. Kur do fejohem unë? Nuk e di, unë jam shumë e re tani. Unë nuk kam dikë që të fejohem. Tek një njeri që do e zgjidh të jetë partneri im nuk do ta doja xheloz për punën time, Instagramin tim”.
Më tej ish-velina zbuloi se kush është dhe futbollisti më seksi shqiptar sipas mendimit të saj.
“Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”- u përgjigj ajo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"