Çipi: Daja të ketë dorë të lirë, disa lojtarë meritojnë largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2018 | 14:30

Çipi: Daja të ketë dorë të lirë, disa lojtarë meritojnë largimin

Kreshnik Çipi vlerëson Ilir Dajën si zgjedhjen e duhur për stolin e Flamurtarit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ish-futbollisti i shquar thotë se vendosja e tij si trajner është më shumë se pozitive, pasi vjen me “petkun” e kampionit. Çipi mendon se me të në krye, kuqezinjtë më në fund do të shkojnë drejt objektivave madhorë.

kreshnik çipi

“E vlerësoj shumë pozitive emërimin e Ilir Dajës në krye të pankinës së Flamurtarit. Ai është një person që kudo ku ka qenë ka arritur rezultate. Nuk them se është gjithçka meritë e trajnerit dhe këtu i referohem pozicionit të trajnerit dhe jo Ilirit posaçërisht, pasi në një vend si Shqipëria, kryesorë janë lojtarët. Besoj se me Dajën do të ketë objektiva madhorë. Përderisa është një trajner që ka dalë kampion disa herë, patjetër që si klub ke qëllime të larta dhe pretendime për të arritur vende kryesore në tabelën e klasifikimit”, tha fillimisht Çipi.

çipi

RINOVIMET
– Ish-futbollisti i njohur ndalet edhe te rinovimet. Sipas tij, trajneri duhet të vendosë për mbajtjen e lojtarëve që mbyllën sezonin, duke matur punën e tyre. Çipi thekson se te Flamurtari ka edhe elementë që duhet të largohen, pasi vendosën në rrezik qëndrimin e kuqezinjve në Superiore këtë sezon.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"