Cungu: Ekipi tregoi karakter, fitore e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2015 | 12:00

Cungu: Ekipi tregoi karakter, fitore e bukur

CunguArmando Cungu e pranon se Laçi i tij po kalon një moment të mirë dhe fitoja me Tiranën i vendosi vulën. Gjatë deklaratës së dhënë në fundin e takimit, ai veçoi karakterin e të tijve. Ndonëse saktëson se bukuria e kësaj fitoreje u zbeh nga mungesa e tifozëve.

“Çelësi i suksesit është grupi. Ekipi lufton, ka karakter dhe në momente të caktuara nuk japim pika referimi. Falënderoj lojtarët për karakterin sepse nuk është e lehtë të luash pa tifozë. Mungesa e tyre u ndie dhe mendoj se bukuria e kësaj fitoreje u zbeh pikërisht nga këto shkallë të boshatisura sot (dje).

Ne gjithmonë kemi parë punën tonë, do të mundohemi t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe duhet të shikojmë vetëm përpara. Po kalojmë një moment të mirë dhe shpresoj që të zgjasë sa më shumë. Objektivat tona janë të qarta, synojmë Europën dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për ta arritur një gjë të tillë. Megjithatë janë edhe shumë ndeshje deri në fund, ndaj të mendojmë fillimisht për takimin e radhës me Flamurtarin”, tha trajneri i Laçit, Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"