Çinari shton oreksin e azerëve, tri klube kërkojnë sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:39

Çinari shton oreksin e azerëve, tri klube kërkojnë sulmuesin e Partizanit

Eraldo Çinari ka gjetur buzëqeshjen e tij, pas një periudhe të vështirë, ku ishte i detyruar të qëndronte jashtë fushave për gjysmën e sezonit, për shkak të pezullimit nga FIFA.

Cinari goli

Tashmë shkodrani është kthyer në formë shumë të mirë, teksa po shkëlqen me Partizanin, me gola dhe paraqitje të shkëlqyera.

Në këtë situatë, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa klube, të cilat duna ta bëjnë pjesë të tyre, duke filluar nga vera, kur të hapet merkato. Sipas asaj që raporton “Azerisport”, në gjurmët e lojtarit janë vënë tri klube nga Azerbajxhani, të cilat po e ndjekin me vëmendje lojtarin.

Një ndër këto klube është edhe Karabaku, një nga klubet më të mëdha në këtë vend, ku në të kaluarën ka luajtur edhe ish-lojtari i Kombëtares, Ansi Agolli. Klubet azere po e ndjekin me kujdes Çinarin dhe në verë do të përpiqen ta transferojnë në ekipet e tyre respektive.

Kujtojmë se Çinari ka arritur të shënojë 3 gola me Partizanin këtë sezon, në 6 ndeshje të luajtura pas pezullimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"