Çinari nis stërvitjen te Partizani, por Gegës i mungojnë tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 13:58

Çinari nis stërvitjen te Partizani, por Gegës i mungojnë tre lojtarë

Partizani i është rikthyer dje stërvitjes në Pezë, në prag të takimit që do të zhvillojë më 12 shtator për Kupën e Shqipërisë ndaj Tërbunit të Pukës, e më pas më 16 shtator për llogari të javës së katërt të kampionatit në transfertë ndaj Laçit. Trajneri Skënder Gega ka pasur tri mungesa në seancën e djeshme, pikërisht lojtarët që janë të grumbulluar me Kombëtaret, si portieri Alban Hoxha, sulmuesi Rubin Hebaj dhe mesfushori Besnik Ferati.

partizani2

Ndërkohë, stërvitjes i është bashkuar për herë të parë edhe goditja e fundit në merkato, shkodrani Eraldo Çinari. Sulmuesi ka kryer fazën përgatitore me klubin kroat, NK Istra dhe ky është një avantazh për përshtatjen e shpejt të tij me grupin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"