“Çinari më tha se do të shënoja në derbi”, Hebaj: Nuk e përjashtoj rikthimin te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 17:44

“Çinari më tha se do të shënoja në derbi”, Hebaj: Nuk e përjashtoj rikthimin te Partizani

Rubin Hebaj është një nga triumfuesit e Partizanit kampion në sezonin 2018-2019. Sulmuesi shkodran erdhi te “demat” në huazim nga sllovenët e Domzhales, por që të kuqtë nuk e ushtruan të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në fund të sezonit. Pas një aventure të shkurtër në Ukrainë, Hebaj është rikthyer sërish në Kategorinë Superiore, ku në janar u bë pjesë e Teutës, që me durrsakët shpreson të kapë formën e kushtëzuar nga dëmtimet e shpeshta, si dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë.
HEBAJJJJJ
Në një prononcim të dhënë së fundmi për “SuperSport”, sulmuesi shkodran i Teutës ka folur edhe për Partizanin, duke kujtuar momentet e mira që ka kaluar në sezonin e titullit, ku pa dyshim të paharrueshëm për Hebajn mbeten dy golat që ka shënuar në derbi. 21-vjeçari shpreson të luajë jashtë vendit, por nuk ia mbyll derën Partizanit për një rikthim të mundshëm nëse i kërkohet nga “demat”.

“Kam qenë shumë i gëzuar kur kam shënuar dy golat në derbi me Partizanin. I kujtoj vazhdimisht ato gola, pasi isha në stol dhe Çinari ishte ai që kishte më shumë besim tek unë. Me Çinarin po bëja muhabet në stol e më thoshte do të luash e do shënosh gol. Janë të paktë golat e shënuar, por me rëndësi. Te Partizani qëndrova sa përfundoi huazimi dhe u riktheva te skuadra ime. Kalova një kohë të mirë te “të kuqtë” dhe do të doja të transferohesha në një kampionat më të fortë, por dëmtimet nuk po më lejojnë.
hebaj
Rikthimi? I përshëndes tifozët e Partizanit pasi na kanë mbështetur shumë. Nuk e përjashtoj rikthimin pasi në futboll nuk i dihet. Jam te Teuta deri në fund të sezonit e në merkato nuk dihet se çfarë ndodh”, u shpreh Rubin Hebaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"