“Çiluell 6 javë jashtë, Lukaku e nis nga stoli”, “Djajtë” s’i mundin prej 7 ndeshjesh, Tuhel: Mezi i presim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 11:55

“Çiluell 6 javë jashtë, Lukaku e nis nga stoli”, “Djajtë” s’i mundin prej 7 ndeshjesh, Tuhel: Mezi i presim

Çelsi nuk e ka mun dur Mançester Jun ajtidin në 7 ndeshjet e fundit në Premier Ligë (4 barazime, 3 humbje). Blutë e Londrës kanë dështuar gjithashtu që të shënojnë në 4 përballjet e fundit në kampionat me “Djajtë e Kuq”.

tuhel

Megjithatë, Çelsi mbetet e vetmja skuadër që ka fituar më shumë ndeshje në Premier Ligë kundër Junajtidit sesa kanë humbur: 18 fitore, 17 humbje. Me këto statistika të përgjithshme afrohet vigjilja e Çelsi-Mançester Junajtid, në program për nesër në orën 17:30.

TUHEL – Trajneri i kryesuesve të Premier Ligës konfirmoi dëmtimin në ligamentin e kruçatës për Ben Çiluellin në ndeshjen kundër Juventusit. Ajo që të gjithë u trembën po bëhet realitet. Mbrojtësi pritet të qëndrojë fillimisht 6 javë larg fushës dhe më pas do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për operacion apo jo.

“Ben ka një dëmtim të pjesshëm të ligamentit të kruçatës dhe vendimi që është marrë është ta trajtojmë atë në mënyrë konservative. Dhe 6 javët e ardhshme do të tregojnë se ai do të jetë rikuperuar plotësisht apo do të ketë nevojë për operacion pas kësaj. Në këto momente mua më interesojnë vetëm 6 javët dhe jemi shumë optimistë, sepse reagimi i parë i trupit të tij është shumë pozitiv, – tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp përpara duelit me “Djajtë”. – Shpresojmë që situata të vazhdojë kështu.

Tani i gjithë fokusi është ta bëjmë atë që të rikthehet të luajë pas 6 javëve të ardhshme”. Ai konfirmoi gjithashtu se Kante, i cili gjithashtu u lëndua në gju do të mungojë nesër, ndërsa Lukaku pritet ta nisë nga stoli. Skuadra e Junajtidit vjen në “Stamford Bridge” – 12 nga kryesuesit, por në stol nuk do të ketë ende Rangnikun, por Majkëll Karrik:

“Për mua Rangnik ishte një figurë shumë e rëndësishme. Ai na mësoi se nuk është nevoja që t’i ndjekim lojtarët në tualet. Ato ditë mbrojtësit i ndiqnin sulmuesit kudo shkonin. Ai na tregoi se është e mundur që të mbrosh këdo në zonë. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe të dielën, mezi po e presim”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"