Cili do të jetë kapiteni i ri i Interit në mungesë të Handanoviç? Shiriti mund të shkojë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:40

Cili do të jetë kapiteni i ri i Interit në mungesë të Handanoviç? Shiriti mund të shkojë te…

Përveç merkatos në hyrje dhe dalje te Interi ka dhe një çështje tjetër për tu zgjidhur, ajo e kapitenit të skuadrës në rast të mungesës së Samir Handanoviç në 11-shen titullare.

Brozovic-Barella-scaled-e1622552206394-1280x720

Me ardhjen e portierit kamerunas, Andre Onana gjithçka është e hapur dhe ende nuk dihet se cili nga dy gardianët do të mbrojë katërkëndëshin e zikaltërve.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, janë dy lojtarë që janë në garë për një shirit kapiteni, Marselo Brozoviç dhe Nikolo Barela.

E përdishtmja e njohur sportive e ka titulluar, “Një shirit për të dy”, ku edhe vetë drejtuesit e Interit janë në dyshim se cili do të jetë zv.kapiteni i sezonit të ardhshëm i zikaltërve.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"