Çiklizëm/ Lideri i Turit flet pas etapës së tretë, Sefa kërkon triumfin final: Jam më i motivuar se kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 17:52

Çiklizëm/ Lideri i Turit flet pas etapës së tretë, Sefa kërkon triumfin final: Jam më i motivuar se kurrë

Fanella e verdhë në Rrethin e 79-të Çiklistik vijon t’i përkasë Ylber Sefës, sportistit të Kombëtares shqiptare, që si sprintier fushor ka grumbulluar më shumë pikë. Për “Panorama Sport”, Sefa u shpreh i motivuar për të arritur suksesin deri në fund.

Ylber Sefa, pas triumfit në etapën e parë Tiranë-Korçë FOTO: F. HAZISLLARI

“Ndihem shumë i lumtur dhe krenar gjithashtu. I motivuar se është vendi im dhe mbaj fanellën e liderit. Kjo gjë më motivon që të mos toleroj dhe të jap maksimumin. Më shtyn që të ruaj fanellën deri në etapën e fundit. Si individ jam në vend të parë në klasifikimin e përgjithshëm, por edhe si ekip, kombëtarja jonë është në vend të parë me pesë minuta kohë.

Momentalisht jam 5- 6 sekonda para vendit të dytë. Mendoj se na favorizon edhe etapa tjetër, sidomos malorja në Gjirokastër. Mendoj se është më e rëndësishme etapa e nesërme (sotme) dhe nëse e ruaj vendin e parë, ka përfunduar turi”, deklaroi Ylber Sefa, i cili prej vitesh vazhdon karrierën si profesionist në Belgjikë, ndërsa është lider absolut në Kombëtaren kuqezi të çiklizmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"