Çiklizëm, drama e Kristina Fogel: Kam mbetur e paralizuar, dua të kthehem të bëj sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 9:51

Çiklizëm, drama e Kristina Fogel: Kam mbetur e paralizuar, dua të kthehem të bëj sport

Data 26 qershor (2018) do të jetë një datë që Kristina Fogel do të kishte dashur ta shmangte përjetë, por përjetë tashmë kjo ditë e vitit do të sjellë një kujtim dramatik për të. 27-vjeçarja gjermane, e cila po stërvitej në pistën e mbyllur të Kotbusë u përplas me biçikletën e saj, me një shpejtësi shumë të madhe, me një kolege holandeze, por ai dëmtim që dukej i rëndë, nuk priste që të ishte edhe tragjedia e karrierës dhe jetës së saj.

media.media.b9cc225a-b644-4f0f-9d6e-c83a7ba9bd21.original1024

Menjëherë pasi u dërgua në spital dhe u operua, ndërhyrje e kryer në Berlin, fatkeqësisht nuk ka dhënë rezultatet e pritura dhe tashmë është definitive: kampioni olimpike në Rio de Zhaneiro, në kategorinë e çiklizmit në sallat e mbyllura, ka mbetur e paralizuar dhe nuk do të mundë që të ecë më në asnjë ditë të mbetur të jetës së saj. Sportistja gjermane është shoqëruar nga një karrierë shumë e pafat, duke kujtuar se edhe në vitin 2009, kur ajo ishte vetëm 18 vjeç, kishte pësuar një tjetër aksident të rëndë, i cili e mbajti për dy ditë në një gjendje kome artificiale, por nëse atëherë Fogeli e fitoi këtë betejë, këtë herë nuk ia doli dot.

Edhe pse e nervozuar, gjithsesi Kristina nuk kërkon që të vazhdojë që të jetojë me frikë dhe të qajë, por përkundrazi, kërkon t’i japë forca vetes dhe të vazhdojë të bëjë sport, me atë që mund t’i lejojë fiziku i saj. “Kjo situatë që po përjetoj është një… Çfarëdo fjalë që të mendoj dhe t’i them vetes nuk më jep asnjë përgjigje tjetër, përveçse faktit që nuk do të mund të eci më kurrë në jetën time. Kam mbetur e paralizuar dhe kjo është e vërteta me të cilën duhet të vazhdoj të jetoj, – shprehet ish-çiklistja për gjermanen ‘der Spiegel’. – Do të doja të rikthehesha të jetoja.

xcds

Do të doja të vazhdoja të bëja sport. Të vazhdoj të pyes veten ‘pse më ndodhi pikërisht mua’, nuk më dërgon askund. Thjesht, tani e tutje më mbetet që të marr vetëm gjërat pozitive nga kjo situatë dhe të vazhdoj të bëj sport. Aktualisht ndihem si një fëmijë i porsalindur, i cili duhet të mësojë thuajse gjithçka, nga e para: mua më duhet të mësoj të lëviz, të mësoj të ulem, pa ndihmën e këmbëve të mia…”, ishte deklarata e trishtë e Kristina Fogelit.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"