Çiklisti i njohur tërheq vëmendjen e të gjithëve, hetohet nga policia për një seri vjedhjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:38

Çiklisti i njohur tërheq vëmendjen e të gjithëve, hetohet nga policia për një seri vjedhjesh

Çiklisti i njohur spanjoll Huanmi Merkado, së fundmi është nën hetim nga policia për vjedhje.img_odotras_20200219-122037_imagenes_lv_terceros_mercado-kxfH-U4736585080850pF-992x558@LaVanguardia-Web

Policia spanjolle pas hetimit të një bande e cila kishte kryer rreth 16 vjedhje, ka zbuluar se pjesë e kësaj bane ishte edhe çiklisti Merkado. Menjëherë kjo ka filluar të bëjë bujë në Spanjë, teksa çiklisti është mjaft i njohur në vendin  e tij, pasi më parë ka fituar dy etapa të “Tour de France” dhe një tjetër “La Vuelta a Espana”. Juanmi-Mercado-proclamarse-campeon-Tour_1438666997_117266812_1200x675

Sipas hetimit të bërë nga policia, banda midis dhjetorit dhe shkurtit kishte kryer disa vjedhje, të cilat kapnin vlerën e 120 mijë eurove. Gjithashtu janë bërë edhe dy grabitje në dyqane biçikletash, të cilat kapin vlerën e 68 mijë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"