Cikalleshi: U zgjuam, dy golat për Starovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2014 | 9:36

Cikalleshi: U zgjuam, dy golat për Starovën

Cikalleshi dhe MalotaSokol Cikalleshi ia dedikon golat e tij trajnerit Sulejman Starova, i cili dje ka debutuar në këtë pozicion zyrtarisht. Në fund të takimit, për gazetën, sulmuesi kavajas ka treguar se e lumturon zgjimi i sulmit, i cili prej dy javësh nuk shënonte. “E kishim përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. Dhe mendoj që kemi zhvilluar një përballje të mirë. Në fakt, ne vinim nga dy ndeshje ku sulmi nuk ka funksionuar dhe fakti që sot (dje) arrita të realizoja një dopietë më lumturon së tepërmi. Golat e mi janë meritë e shokëve, pasi duhet pranuar që në të parin kontribuoi Izuçuku, i cili me atë asist perfekt ma bëri gjithçka më të lehtë. Kuptohemi shumë mirë me njëritjetrin dhe jam i sigurt që ky është vetëm fillimi për ne. Golat e mi ia dedikoj trajnerit Starova dhe shokëve të ekipit”, – tha Cikalleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"