Çikalleshi tregon detyrat ndaj Italisë: Duhet të sulmoja Bonuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 19:59

Çikalleshi tregon detyrat ndaj Italisë: Duhet të sulmoja Bonuçin

Edhe pse i vetëm në repartin e sulmit, Cikalleshi arrin të vërë në vështirësi edhe mbrojtës si Barzalji. Sulmuesi, i cili është pjesë e kampionatit turk, ka treguar edhe një herë se është një nga shtyllat më të forta të skuadrës përfaqësuese.

cikalleshi

Detyrat taktike

“Në aspektin defensiv duhet të mbronim të gjithë, që nga unë i pari. Specifikisht, unë duhet që të sulmoja Bonuçin që topat e parë t’i luante Barzalji. Mendoj që luajtëm mirë, por deri te momenti i penalltisë. Italia është ndër më të mirat në botë”, është shprehur fillimisht sulmuesi i Kombëtares për TVSH.

Rasti

Cikalleshi arriti të shpërthente mjaft mirë që në minutën e parë të ndeshjes dhe, në fare pak centimetra, mund të kishte befasuar portierin e Italisë. “Ta nisje 0-1 me Italinë do të ishte e rëndësishme. Isha i pafat. Luajtëm ende mirë, por penalltia na penalizoi”, ka vijuar bomberi shqiptar.

Sulmuesit

Në minutat e fundit të takimit, trajneri hodhi në fushë edhe Sadikun në mbështetje të Cikalleshit. “Krijuam diçka më shumë bashkë, por goli i dytë i Italisë na i preu këmbët”, ka përfunduar Cikalleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"