Cikalleshi: Të mërzitur sepse na duheshin 3 pikët, Manaj mund të bënte më mirë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:25

Cikalleshi: Të mërzitur sepse na duheshin 3 pikët, Manaj mund të bënte më mirë, por…

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, u shpreh i keqardhur për humbjen ndaj Turqisë, edhe pse kishin përgatitur një ndeshje që t’i kapnin turqit lart, ndërsa në “Supersport” foli edhe për rastet e Manajt.

cikalleshi

Nuk e kishin llogaritur turqit që Shqipëria të luante kështu?

E kishim organizuar ndeshjen, që ta kapnim ekipin kundërshtar lart, dhe besoj se kjo ishte një nga arsyet që i vumë në vështirësi. Jemi të mërzitur për rezultatin, sepse sot na duheshin 3 pikët. Kështu është futbolli, ne nuk shënuam dhe ata e bënë. Pak rëndësi kush e bëri gabimin, por nuk e meritonim.

Kishte dy momente që Manaj mund të shërbente…

Kur mbaron ndeshja mund të gjejmë shumë gjëra për të bërë më mirë. Po të shënonte ai, nuk do thonim gjë. Ai është një moment, dhe aty në të qindtat e sekondat duhet vendosur. Nuk është e thjeshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"