Cikalleshi: Nder të vesh fanellën e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2014 | 12:29

Cikalleshi: Nder të vesh fanellën e Kombëtares

Cikalleshi me KukesinSokol Cikalleshi ka shënuar tre gola me Lushnjën, duke u renditur i dyti pas kroatit të Skënderbeut, Pero Pejiç. Dje, kavajasi mendohet se ka qenë dhe nën vëzhgimin e zëvendëstrajnerit të kombëtares, Paulo Tramexani. Pas përfundimit të ndeshjes, Sokol Cikalleshi u shpreh: “Bëra mbylljen e duhur të kampionatit duke shënuar tre gola. Si çdo gol tjetër që kam realizuar dhe këta të tre mbajnë djersën dhe mundin tim, por dhe kontributin e gjithë shokëve të ekipit që më kanë ndihmuar. Ne luajmë të gjithë bashkë për një objektiv, pavarësisht se kush i shënon golat. Unë dhe gjithë ekipi tani e kemi mendjen te kupa”. Për faktin që në tribunën VIP ka qenë edhe zëvendëstrajneri i Kombëtares dhe se ai ka qenë një prej të vëzhguarit, Cikalleshi tha: “Unë bëj detyrën time në fushë për çdo ndeshje, pavarësisht se kush është në tribunë dhe kush e shikon ndeshjen. Ndihem mirë nëse ka ardhur të më shohë mua. Pse ta fsheh, çdokush do të ishte i vlerësuar të merrte ftesën për në Kombëtare. Do ishte nder për mua dhe për ekipin tim, Kukësin, që ne të kishim lojtarë në ekipin kombëtar. Realisht Kukësi ka mjaft kualitete të tilla”, ka përfunduar Cikalleshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"