Cikalleshi luan me dhimbje, Reja teston dyshen Uzuni-Balaj. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2019 | 22:00

Cikalleshi luan me dhimbje, Reja teston dyshen Uzuni-Balaj. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Edi Reja ka përgatitur planin për të tentuar mrekullinë, e megjithatë rrugës ka hasur me surpriza të pakëndshme. Sokol Cikalleshi po e mban pezull formacionin. Sulmuesi është në dyshim për shkak të dhimbjeve në kavilje, ndaj nuk mund të thuhet me siguri nëse do të luajë në vijën e parë.

shqiperia kombetarja

Në stërvitjen e djeshme në Francë, të gjithë kanë qenë në fushë, edhe bomberi i Akhisarsporit, i cili u stërvit plotësisht, pavarësisht dëmtimit. Dyshimet për gjendjen e këtij të fundit bënë që përkrah Balajt të provohej Uzuni. Në mesfushë, krahas Xhakës ka balotazh mes 3 lojtarësh për 2 role.

Abrashi shihet i avantazhuar në raport me Gjasulën dhe Memushajn. Reparti i mbrojtjes, solid me pesë, pritet që të ketë kapitenin Mavraj me Gjimshitin dhe Ismajlin në krahë. Si mbrojtës anësorë, Hysaj në të djathtë dhe Binaku që sfidon fort me Lenjanin, pritet të rreshtohen përballë “Gjelave”. Porta? Strakosha me gjysmëhapi avantazh ndaj Berishës.

Formacioni i mundshem

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"