Cikalleshi kërkon largimin, peng i një uruguaiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 12:44

Cikalleshi kërkon largimin, peng i një uruguaiani

Sokol Cikalleshi kërkon që edhe sezonin tjetër të jetë pjesë e Superligës turke, pasi ekipi i tij, Osmanlispor, ra nga kategoria edicionin e kaluar. Për këtë, bomberi i Kombëtares ka kërkuar leje nga klubi i tij dhe sipas mediave pranë Osmanlizporit, një gjë e tillë është pranuar nga drejtuesit, të cilët nuk duan që ta pengojnë shqiptarin.

cikalleshi

Është klubi i Goztepes ajo që ka kërkuar shërbimet e bomberit kavajas. Por, përveç Cikalleshit, dëshirë e madhe e Goztepes është Abel Hernandez, sulmuesi uruguaian që e ka mbyllur aventurën në Championship anglez me Hull Siti. Por, nëse Hernandez nuk bindet për t’u transferuar në Turqi, atëherë Cikalleshi do të jetë zgjedhja e parë për Goztepen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"