Cikalleshi, gol dhe parullë kundër racizmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2014 | 10:34

Cikalleshi, gol dhe parullë kundër racizmit

CikalleshiSulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka shënuar dje golin e katërt sezonal në kampionatin kroat për RNK Split. Në fitoren 3-0 kundër Osijekut në shtëpi, kavajasi shënoi golin e parë me penallti, ndërsa dha asistin e golit të tretë. E veçanta ishte se para ndeshjes, të gjithë lojtarët dolën me pankarta në duar kundër racizmit, nisur nga ajo që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri. “Jam ndjerë shumë i emocionuar, gjithçka ishte për atë që ndodhi në Serbi. Kroatët janë sensibilizuar të gjithë. Kishte edhe një pankartë në stadium: ‘Viva Sokol, viva Albania’, por forcat e rendit e hoqën kur nisi takimi”, ka treguar dje Cikalleshi në linjë telefonike për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"