Cikalleshi, gati largimi nga Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2014 | 13:25

Cikalleshi, gati largimi nga Kukësi

Cikalleshi me KukesinSulmuesi i Kukësit, Sokol Cikalleshi, duket se do të vazhdojë karrierën në një nga kampionatet e njohura në Europë. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Panorama Sport” se së fundmi ka pasur një interesim të madh nga disa klube jashtë Shqipërisë. Vetë futbollisti nuk kërkon të nxitohet, teksa fillimisht do të takojë presidentin e Kukësit, Safet Gjici. Gjasat janë që në javën e ardhshme të ketë diçka konkrete sa i përket të ardhmes së lojtarit, i cili shënoi 17 gola në kampionatin e fundit. Cikalleshi është grumbulluar edhe në kombëtare për tri miqësoret e radhës me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"