Cikalleshi elozhe Rejës: Na ka rritur, ka futur një frymë të re në grup! Për Panuçin dua të them se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 23:34

Cikalleshi elozhe Rejës: Na ka rritur, ka futur një frymë të re në grup! Për Panuçin dua të them se…

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Procesi Sportiv”, ku foli për mungesën prej dëmtimit në ndeshjet e nëntorit me Shqipërinë, si dhe për atmosferën në grup.

cikalleshi

Bomberi kavajas nënvizoi se atmosfera te Kombëtarja është mjaft e mirë, ndërkohë që shprehet se me Rejan ekipin është në rrugën e mbarë.

MUNGESA NË KOMBËTARE – Kam një dëmtim të gradës parë. Duhet 2 javë rikuperim dhe terapi.

STADIUMI I RI – Unë nuk jam në fushë, por do jem i lumtur për këdo që do shënojë i pari në stadiumin e ri, dhe besoj se do mbahet mend gjatë.

SITUATA NË KOMBËTARE – Situata në grup është mjaft e mirë. Vijmë nga një fitore në Moldavi, dhe një përfaqësim i mirë në Turqi. Ka pak shqetësime me dëmtimet, por duke parë situatën që jemi, dhe duke përmendur dhe trajnerin e ri, jemi në rrugën e mbarë. Nuk duhet të kënaqemi me kaq, rruga është e gjatë dhe do përkushtim për ta mbajtur këtë pozitivitet. Jam i kënaqur që kemi Rejan, pasi nuk e ndjej vetëm unë frymën e re që është futur në grup. Në aspektin personal shpresoj të vazhdojë në Kombëtare. E ndjej që ka pasur një rritje në lojë. Për fat të keq, nuk jemi pranë kualifikimit. Ne si lojtarë, e vuajmë ende atë ndeshjen me Turqinë, pasi mund të ishte pikë kthese për ne.

PRURJET E REJA – Trajneri ka sjellë lojtarë të rinj në ekip, mund të jenë shumë të mira këto ndeshje, për të fituar lojtarë të rinj e për të krijuar grupin. Sa më shumë lojtarë të rinj, aq më tepër rritet konkurrenca, dhe fiton Kombëtarja.

SHERRI ME PANUÇIN – Fjalët për këtë temë do ishin të tepërta, por koha është treguesi më i mirë. Si Panuçi, edhe unë, e kemi marrë përgjigjen. Dihet ku është Panuçi tashmë, dhe ku jam unë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"