“Çift i bukur”, Beniada Nishani ‘nxjerr zbuluar’ Megi Pojanin! Konfirmon lidhjen e saj me lojtarin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:40

“Çift i bukur”, Beniada Nishani ‘nxjerr zbuluar’ Megi Pojanin! Konfirmon lidhjen e saj me lojtarin e Kombëtares

“Shumë çift i bukur”- ky është komenti i Beniada Nishanit për fotot e Megi Pojanit dhe futbollistit të Kombëtares Endri Çekiçi, të cilët po përfliten prej ditësh për një lidhje.

Megjithëse nuk ka asnjë reagim nga Megi dhe Endri, detajet fotot e tyre në rrjetet sociale ndezën dyshimet se mes tyre ka lindur diçka. Dhe me sa duket një lloj konfirmimi ka ardhur edhe nga modelja Beniada Nishani, e cila është prej javësh antare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin.

Gjatë puntatës së fundit të emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë. E pyetur nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi nëse ka folur me aktoren në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.”

Biseda:

Edi Manushi: Çfarë ka ndodhur?

Benaida: Ka ndodhur që kam parë Megin me pushime me disa breshka. Ka nxjerrë story breshkat. Ka dalë bukur në këtë foto Megi.

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

Kujtojmë se dyshimet për një lidhje nisën nga postimet e përbashkëta të Megi Pojanit dhe Endri Ceçikçit në profilet e tyre në Instagram, ky dyshja duket se po darkonin së bashku.(KLIKO)

Aktorja ka udhëtuar drejt ishujve të Afrikës Lindore për disa ditë relaksi ku nuk kanë munguar të tjera postime në rrjetet sociale.

Të njejtën gjë mund të themi edhe për futbollistin, i cili postoi një foto në breg të detit. Endri kishte vënë një palë syze dielli, të cilat e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë detajin që ka lidhje pikërisht me Megi Pojanin. Në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrep foton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"