“Chevrolet”-in nuk e bind Sançezi, i kërkon Junajtidit Nejmarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 15:58

“Chevrolet”-in nuk e bind Sançezi, i kërkon Junajtidit Nejmarin

Për të ngushtuar diferencat me Mançester Sitin, duhet më shumë talent në arsenalin sulmues në dispozicion të Zhoze Murinjos. Kësaj radhe, nuk e bën trajneri portugez kërkesën, por sponsori kryesor i fanellës “Chevrolet”.

mancester junajtid

EMRA QË S’BINDIN – Mançester Junajtid transferoi Aleksis Sançezin nga Arsenali gjatë merkatos së janarit, por “djajtë e kuq” mendojnë se në skuadër ka ende hapësirë për goditje të mëdha për sulmin.

Garet Bejli i Realit të Madridit është një nga kandidatët, që përflitet vazhdimisht për një rikthim në Premier Ligë, këtë herë në “Old Trafford”, por nuk ka mbetur pa u përmendur as emri i idhullit të tifozërisë, Kristiano Ronaldo, pavarësisht moshës së tij.

Megjithatë, sipas spanjolles “Don Balon”, një emër që do të bënte diferencën, nuk është as uellsiani dhe as portugezi, por Nejmari.

sanchez

OBJEKTIVI – “Chevrolet” mendon se klubit i duhet të tërheqë futbollistë me peshë shumë të rëndë dhe gjiganti i prodhimit të automobilave nuk mendon se Pol Pogba, Zlatan Ibrahimoviç apo Aleksis Sançez, janë emra që mund të ofrojnë shumë për përforcimin e markës së tyre në Azi.

Për qëllimet e tyre të marketingut, “Chevrolet” është gati që të ndihmojë edhe në sponsorizimin e transferimit të futbollistit më të shtrenjtë në histori, nga Parisi.

nejmar

PSG i pagoi Barcelonës 202 milionë euro gjatë merkatos së verës dhe sheikët e gjigantëve francezë nuk kanë ndërmend që të humbasin investimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, pa fituar të paktën njëherë Ligën e Kampioneve.

“Chevrolet” dhe Junajtid janë të ndërgjegjshëm se, për të pasur sukses, në këtë që për momentin është vetëm një ëndërr merkatoje, duhet ta kapërcejnë shifrën e prishjes së klauzolës së “O Ney”-t me Barcelonën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"