CHAMPIONS/ Sonte vëmendja totale te finalja e parakohshme, Bajern-Barcelona. Interi kërkon fitoren e parë. Ja sfidat e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:44

CHAMPIONS/ Sonte vëmendja totale te finalja e parakohshme, Bajern-Barcelona. Interi kërkon fitoren e parë. Ja sfidat e mbrëmjes

Sonte, Champions-i do të vijojë të zhvillojë ndeshjet e dyta të fazës së grupeve me 7 sfida në mbrëmje.

champions

Vëmendja totale do të jetë te finalja e parakohshme, Bajern Mynih-Barcelona, e cila do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në orën 21:00.

Në orën 18:45, Interi do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion të Champions-it në një transfertë të vështirë ndaj Viktoria Plzen në Çeki.

Në po të njëjtën orë do të luhet takimi, Sporting Lisbon-Totenhem.

Në orën 21:00 do të zhvillohen: Bajer Leverkuzen-Atletiko Madrid, Porto-Klab Bryzh, Liverpul-Ajaks dhe Marsejë-Frankfurt.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS-it –

CH (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"