Champions/ Sfidat ndaj Sherifit dhe Portos, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi për dy ekipet milaneze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 19:58

Champions/ Sfidat ndaj Sherifit dhe Portos, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi për dy ekipet milaneze

UEFA ka bërë të ditur edhe përcaktimin e skuadrave gjykuese. Arbitri që do të drejtojë Porto-Milan është Feliks Brysh.

FELIKS BRYZH

Ai shihet si profili i duhur për të gjykuar një ndeshje kaq të rëndësishme, sidomos pas problemeve që Milani pati me turkun Çakër në ndeshjen me Atletikon.

46-vjeçari gjerman ka arbitruar në 6 raste ekipin italian që ka humbur vetëm në duelin e fundit kundër Mançester Junajtidit në mars të këtij viti.

Pjesa tjetër janë tri barazime (Ajaks, Real Madrid dhe Barcelona) e një fitore (kundër Zenitit).

MAKELIE

Kushërinjtë e Interit kundër Sherifit është një tjetër sfidë e rëndësishme e cila i është besuar Dani Makeliesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"