CHAMPIONS/ Rikthehen emocionet! Të gjithë sytë te Inter-Barcelona, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 14:41

CHAMPIONS/ Rikthehen emocionet! Të gjithë sytë te Inter-Barcelona, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

Rikthehen emocionet e Champions-it mbrëmjen e sotme, teksa do të zhvillohen 8 ndeshje interesante dhe të luftuara.

champions

Në orën 18:45, Bajerni i Mynihut do të presë në shtëpi skuadrën e Viktoria Plzen për të marrë një tjetër tre pikësh.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Marsejë-Sporting Lisbonë.

Në orën 21:00, të gjithë sytë do të jenë te supersfida e mbrëmjes, aty ku pritet të ketë spektakël, në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të luhet dueli Inter-Barcelona, me dy ekipet që do të provojnë deri në fund që të dalin nga fusha e blertë me tre pikët.

Ndeshjet e tjera janë: Ajaks-Napoli, Klab Bryzh-Atletiko Madrid, Frankfurt-Totenhem, Porto-Bajer Leverkuzen dhe Liverpul-Rejnxhërs.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË CHAMPIONS –

CH (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"