CHAMPIONS/ Raundi i 1/8-ve! Bajerni i Mynihut rrezikon Liverpulin, Interi… Mançester Sitin
Pas përfundimit të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve, Bajerni dhe Interi presin të njohin kundërshtarët e fazës së 1/8-ave në shortin e datës 7 nëntor.
Si të parët e grupit C, bavarezët i pret një rrugë më e lehtë të paktën në letër, pasi rrezikojnë të peshkojnë Liverpulin, e nëse kualifikohet mbrëmjen e sotme edhe Milanin.
Kundërshtarë jo më pak të lehtë janë edhe ata të grupit H, ku pritet të përcaktohet nëse PSG-ja apo Benfika do të renditen në vendin e dytë, ndërkohë që verdikti për renditjen pritet edhe në grupin F, ku vetëm një vetëvrasje e Real Madridit mund t’i pozicionojë ata në vendin e dytë, duke i paraqitur si rivalë potencialë të Bajernit.
Nga ana tjetër Interi i vendit të dytë mund të hasë në rrugën e tij ish-trajnerin e tij, Konte, që vetëm mbrëmë arriti të siguronte kualifikimin, ashtu ai anglezët e tjerë të Mançester Sitit e Çelsit.
Për të njëjtin arsyetim si më lart kundërshtarët mund të jenë njëri mes PSG-së e Benfikës dhe njëri mes Real Madridit e Lajpcigut, por padyshim që emri më komod për zikaltrit ngelet ai i Portos, të paktën në letër, pasi portugezët kanë treguar se janë një kafshatë që nuk kapërdihen lehtë.
PANORAMASPORT.AL
