CHAMPIONS/ Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë, sonte në fushë zbret dhe Real Madridi. Ja sfidat interesante të mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 14:31

CHAMPIONS/ Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë, sonte në fushë zbret dhe Real Madridi. Ja sfidat interesante të mbrëmjes

Sonte, Champions-i do të zhvillojë sonte në mbrëmje 9 sfidat e fundit të ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve.

champions

Në orën 18:45, në stadiumin “San Siro”, Milani do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion ndaj një kundërshtari jo të lehtë ndaj kroatëve të Dinamos së Zagrebit.

Në po të njëjtën orë do të luhet edhe Shaktar Donjetks-Sëlltik.

Në orën 21:00, Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” Benfikën, teksa ekipi i Masimiliano Alegrit do me çdo kusht fitoren e parë.

Në po të njëjtën orë do të zbresë edhe Reali i Madridit teksa do të sfidojnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” ekipin e Lajpcigut.

Ndeshjet e tjera janë: Çelsi-Salcburg, Kopenhagen-Sevilja, Makabi Haifa-PSG, Mançester Siti-Borusia Dortmund, Rejnxhërs-Napoli.

NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E GRUPEVE TË CHAMPIONS-it –

CH (1)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"