CHAMPIONS/ Mposhtën Atletikon, ja si mund të kualifikohet Milani për në fazën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 15:57

CHAMPIONS/ Mposhtën Atletikon, ja si mund të kualifikohet Milani për në fazën tjetër

Milani fitoi në frymën e fundit ndaj Atletiko Madrid dhe ka ngjallur shpresat e tifozëve për një kualifikim për fazën tjetër. Megjithatë kjo nuk është detyrë e lehtë duke parë kundërshtarin e radhës në Champions. Por si mund të kualifikohet Milani?

MILAN

Në ndeshjen e fundit për grupin e Champions-it nuk janë të shumta kombinimet që kualifikojnë italianët. Ekipi i Piolit ka si detyrim fitoren ndaj Liverpulit, ndërkohë që Porto dhe Atletiko duhet të ndajnë një barazim.

Mundësia tjetër është fitorja e Atletikos që duhet të mundë Porton me rezultat më të vogël në shifra sesa ai që kuqezinjtë do të realizonin ndaj Liverpulit. Kombinim i vështirë, por Ibra me shokë besojnë.

RENDITJA 

gr b

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"