Champions League/ Nga kampionët e Bajernit te Reali dhe Interi, ja skuadrat prestigjioze që do të zbresin sot në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 8:43

Champions League/ Nga kampionët e Bajernit te Reali dhe Interi, ja skuadrat prestigjioze që do të zbresin sot në fushë

Liga e Kampionëve ngriti siparin mbrëmjen e djeshme, ku u luajtën 8 sfidat e para të edicionit të ri 2020-2021. Përballje interesante ku nuk munguan surprizat. Ndërkohë, dita e sotme do të pasojë me 8 takime të tjera, të gjitha për t’u shijuar.

safe_image

Në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të Champions-it, Bajern Mynih, që do të nisin zyrtarisht mbrojtjen e trofeut, teksa i pret një përballje tepër delikate kundër Atletikos së Simeones.

Ekipet e tjera të mëdha europiane si, Real Madrid, Liverpul, Mançester Siti si dhe Inter, pritet t’i shtojnë magjinë mbrëmjes së sotme.

NDESHJET:

GRUPI A

Bajern Mynih – Atletiko Madrid 21:00

Salzburg – Lokomitiv M. 18:55

GRUPI B

Real Madrid – Shahtjor Donetsk18:55

Inter – Mynshengladbah 21:00

GRUPI C

Mançester Siti – Porto 21:00

Olimpiakos – Marsejë 21:00

GRUPI D

Ajaks – Liverpul 21:00

Midtjulland – Atalanta 21:00

122253770_4095809050465526_7654623563966052525_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"