Champions League/ Befasia e radhës për Realin, zbret në Vazon 2

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 22:17

Champions League/ Befasia e radhës për Realin, zbret në Vazon 2

Goditja që Reali mori në “Etihad” e nxori atë nga Liga e Kampionëve me një goditje të lapsit dhe, meqë ra fjala, e ndërlikoi atë të sezonit të ardhsnëm. “Los Blancos” e dinë tashmë se sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Championsit, por në vazon 2 të shortit të fazës së grupeve, të planifikuar për në 7 gusht.

champions

Edhe pse nuk është aq serioze sa vite më parë pas rimodelimit të imponuar nga UEFA (i ka dhënë më shumë rëndësi kampionëve kombëtarë sesa renditjes historike), e vërteta është se Madridi mund të takojë rivalë të pakëndshëm. Reali rrezikon që në sezonin e ardhshëm të ketë përballë rivalë të fortë, duke nisur që nga Napoli.

Por ky mund të jetë problemi më i vogël, sepse me shumë gjasa “los blancos” mund të gjejnë në grup rivalë si Bajerni, Siti apo Paris SG-ja që janë në pritje të shpalljes kampionë në vendet e tyre. Por flasim për rivalë të mëdhenj që mund ta ndërlikojnë rrugëtimin e Realit në sezonin e ardhshëm në Champions.

Përveç tyre, Reali mund të ketë dhe të tjerë rivalë disi më të pranueshëm. Kampioni i Ligës së Europës do të ketë gjithashtu një vend në mesin e më të mirëve, gjë që mund të çojë në hyrjen e Romës nëse mund të fitojë trofeun në Budapest. E njëjta gjë ndodh me kampionin e Champions League: nëse është Interi, do të shkojë në Vazon 1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"