“Champions-in e arrijmë nëse ruajmë ritmin”, Benaser: Nuk i ndajmë sytë për asnjë moment nga …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 21:17

“Champions-in e arrijmë nëse ruajmë ritmin”, Benaser: Nuk i ndajmë sytë për asnjë moment nga …

Kartoni i verdhë i marrë kundër Breshas do t’i kushtojë sfidën e kampionatit ndaj Veronës, por me shumë gjasa Ismael Benaser nuk do të mungojë të martën në ndeshjen e Kupës së Italisë. Për të ishte i verdhi i dhjetë në 16 prezenca si kuqezi, një shifër e lartë e cila penalizon ekipin, ndaj duhet rregulluar. Sidoqoftë, algjeriani është gati për të drejtuar regjinë e ekipit e ndërkohë për televizionin e klubit ka analizuar momentin që po kalon ai dhe të besuarit e tjerë të skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.benaser

Një tjetër sukses i vuajtur, por me shumë peshë ai ndaj Breshas.

Fitorja ishte aspekti më i rëndësishëm ndaj një kundërshtari aspak të lehtës si Bresha. Vërtet vuajtëm shumë, por në fund ia dolëm të kryenim misionin tonë e të dilnim nga fusha me një tjetër fitore e cila ka shumë peshë për renditjen.

Cili është sekreti i ndryshimit tuaj?

Kur qëndrojmë të bashkuar në harkun e të gjithë ndeshjes, është e sigurt që paraqitja do të jetë e mirë. Jemi një ekip që di të vuajë, por edhe të godasë, ndaj mendoj se kemi nisur të arsyetojmë si ekip i madh.

Në këtë 2020 klasifikimi është përmirësuar disi, apo jo?

Renditjes nuk ia ndajmë sytë për asnjë moment. Jemi Milani dhe duhet të vazhdojmë siç kemi bërë në këtë fillim viti. Sigurisht që ndeshjen me Breshan do ta analizojmë për të kuptuar se çfarë kemi gabuar e ku duhet ndërhyrë për të rregulluar problemet.

Çfarë ka ndryshuar, përveç rezultateve?

Kampionatin nuk e nisëm në mënyrën më të mirë, edhe sepse njiheshim pak me njëri-tjetrin. Tani njohuritë janë më të mëdha në të gjitha drejtimet dhe në fushë dimë të ruajmë pozicionet. Edhe të ardhurit e rinj po na ndihmojnë dhe ky është një tjetër sinjal pozitiv.
ismael benaser

Si ndiheni në mesfushën me katër lojtarë dhe një partner si Kesi?

Frenku sakrifikohet gjithmonë shumë për skuadrën. Edhe ne përpiqemi ta ndihmojmë dhe nuk e kemi të lehtë, por nëse punojmë fort, gjërat mund të shkojnë më mirë. Ndaj Breshas nuk pësuam dhe shënuam një gol me shumë peshë. Ndoshta nuk shkëlqyem, por suksesi ka peshë të madhe.

Me këtë ecuri mendoni se mund ta rihapni edhe luftën për Ligën e Kampioneve?

Nëse fitojmë të tjera ndeshje, do të jetë diçka që do të vijë natyrshëm, por rëndësi ka që të mos kënaqemi kurrë e të vazhdojmë të punojmë për t’u rritur akoma më shumë individualisht dhe në grup. Deri në fund ka edhe shumë ndeshje dhe duke ruajtur përqendrimin e më ndihmën e tifozëve mund të arrijmë të tjera kënaqësi.

Në Europë mund të shkoni edhe nëpërmjet Kupës së Italisë…

Të martën na pret një tjetër ndeshje, të cilën nuk mund ta gabojmë. Me Torinon do të jetë një përballje me shumë rëndësi, sepse Kupa e Italisë është mes synimeve tona. Kemi pak ditë kohë, por nëse përgatitemi si duhet dhe nëse në fushë zbresim me uri, atëherë asgjë nuk do të jetë e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"