“Champions-in do doja ta fitonte Atalanta”, Duka: Jam milanist, i lumtur që fitoi Gatuzo. Kumbulla duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 23:48

“Champions-in do doja ta fitonte Atalanta”, Duka: Jam milanist, i lumtur që fitoi Gatuzo. Kumbulla duhet të…

Prononcimet e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë tepër të shpeshta kohët e fundit. Pas ““Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”, kreu i FSHF-së, ka folur së fundmi edhe për mikrofonin e “TMW Radio”, ku më së shumti është fokusuar te futbollistët shqiptarë që luajnë në Serinë A, si dhe të finalja e Kupës së Italisë të zhvilluar mes Napolit dhe Juves. I pyetur se cila skuadër dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, Duka ka zgjedhur Atalantën e Gjishmitit.

duka

Finalja e Kupës së Italisë…

“Nuk ishte një lojë e mirë, në finale është e pritshme kjo. Napoli fitoi, një sukses i madh për ta. Unë bëra tifo për ta, sepse kemi Hysajn atje, edhe pse dje nuk luajti 90 minuta, ai dha një kontribut kundër Interit. Juventusi nuk bëri shumë për të fituar. Më vjen keq për Anjelin. Unë e pashë pak të trishtuar në pankinë. Ata nuk e merituan të fitonin. Unë si milanist, jam i lumtur që fitoi Gatuzo. Jamë shumë i lumtur.

A ka ndonjë mundësi Atalanta në Champions?

Po, ata luajtën ndeshje të mira dhe për mendimin tim mund të përpiqen deri në fund. Ata me siguri janë tashmë përtej objektivave të tyre. Çdo rezultat nga këtu e tutje është një bonus. Ne shqiptarët i vlerësojmë ata sepse kanë Gjimshitin.

Kumbulla dhe interesimet në merkato

Një mbrojtës i mirë, ai luan për Kombëtaren dhe përfaqëson të ardhmen tonë. Ai është ende shumë i ri, është 20 vjeç. Nuk e di nëse ai do të ishte titullar menjëherë në një klub të madh, por ai me siguri mund të rritet. Këtë vit në Verona ai ka treguar një personalitet të shkëlqyeshëm dhe të bën të mendosh që ai mund të bëhet një lojtar kryesor. Unë e di se interes për të ka edhe Juventus, ka qenë Napoli në janar … Për ne është e rëndësishme që ai të luajë gjithmonë 90 minuta, kudo ku duhet të shkojë të luajë, kështu që ai gjithashtu mund të jetë në formë për ekipin kombëtar.

Lacio e shqiptarëve…

Menaxheri është yni! Edhe portieri, Strakosha. Lacio ka luajtur shumë mirë vitet e fundit, dhe në këtë kampionat po bën diçka të mrekullueshme: mund të provojë deri në fund. Unë nuk e di si do të jenë pas ndalesës, por para saj ishin vërtet në formë. Shpresojmë që të jenë mirë dhe Strakosha të pësojë zero gola.

Tare më duket se është i aftë të bëjë sukses si në Itali ashtu edhe në Evropë. Ai ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një ekip për të dhënë rezultate. Edhe ekonomikisht, ai ka bërë shumë mirë: të gjitha falë tij”.

Trajneri Edi Reja

Është një trajner i shkëlqyeshëm, ai ka përvojë në shumë ndeshje pas tij. Ne kemi shumë shpresë se mund të kualifikohemi me të, duke përsëritur atë që heroi ynë Xhani De Biazi ka bërë tashmë, i dashur nga i gjithë populli shqiptar.

Kush fiton Champions League?

Të them tani është shumë e vështirë. Nëse duhet ta zgjedh një, them Atalanta”, është shprehur presidenti Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

 

“E gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin me përjashtim të… Ramës”, Duka flet hapur: Ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"