“Champions i mallkuar”, Bufon: Zhgënjimi më i madh i karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 10:53

“Champions i mallkuar”, Bufon: Zhgënjimi më i madh i karrierës

Një pus në fund të të cilit nuk duket dritë…

Nëse Xhanluixhi Bufon e pa shumë pranë këtë vit Champions-in, edhe njëherë tjetër duhej t’i kalonte pranë trofeut, por pa e pasur në duar atë dhe nëse kërkon që t’ia shtojë palmaresit të tij, atëherë portieri dhe kapiteni i Juventusit duhet ta provojë sezonin e ardhshëm, që është edhe viti i fundit i kontratës së tij.

Bufon

Vetë 39- vjeçari ndihet i mallkuar në këtë kompeticion dhe nuk ngurron që ta shprehë hapur zhgënjimin e tij.

Xhixhi, Champions-i po konfirmohet zhgënjimi më i madh i karrierës suaj…

Është realisht një zhgënjim i madh. Mendonim se sivjet kishim bërë gjithçka të nevojshme për ta fituar atë, mendova se kishim armët e duhura për ta sjellë në Torino Champions-in, por përveç një pjese të parë në të cilën e frikësuam shumë Realin, në të dytën u dorëzuam në mënyrë të habitshme.

Juventus' Gianluigi Buffon looks dejected after the match

Dy gola me devijim… Më duket sikur në këtë kompeticion duhet të ndodhë gjithmonë diçka që të na ecë mbrapsht. Me sa duket, për të fituar këtë trofe duhet të forcohemi edhe më shumë.

Si e shpjegoni pjesën e dytë?

Bëmë një pjesë të parë madhështore, zbritëm me vetëbesimin e duhur në fushë. Vrapuam shumë, ndoshta më shumë sesa duhej, pasi në këtë mënyrë bëmë edhe mjaft kilometra boshe, por mbi të gjitha nuk konkretizuam avantazhin.

Është një zhgënjim i madh, sepse u nxituam, nuk menaxhuam energjitë dhe cilësitë tona siç duhej. Dhe kjo bëri që në pjesën e dytë, Reali të tregonte të gjithë forcën dhe eksperiencën e tij.

Xhixhi

Fituan dhe e merituan plotësisht, ndërsa ne duhet të dalim sërish me pengje. Në episodet e ndeshjes, gjithçka na xhiroi mbrapsht.

Do ta provoni sezonin tjetër?

Pa dyshim, ndonëse është e vështirë që të tentosh çdo vit finalen. Gjithsesi, kemi shumë gjëra për të diskutuar dhe këtë do ta bëjmë duke nisur nga udhëtimi i kthimit me avion drejt Italisë.

bufon

Gjithçka që të sjell humbje në jetë dhe në sport duhet diskutuar, sepse duke kuptuar gabimet arrin që të bësh më pas lëvizjet e duhura, ato që të bëjnë të harrosh dhimbjet.

Përgatiti: Jeton Stamolla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"