CHAMPIONS, GRUPI G/ Mançester Siti fiton me përmbysje, Dortmundi ndalet ndaj Kopenhagës (VIDEO)
Një përmbysje në pjesën e dytë të ndeshjes ka ndihmuar Mançester Sitin që ta mbyllë me një fitore pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mundur me shifrat 3-1 Seviljen në një sfidë ku tekniku kishte lënë jashtë formacionit titullar disa prej yjeve të ekipit. Goli i Rafa Mir i dha avantazhin Seviljes në mënyrë të papritur dhe Mançester Siti vuajti për të gjetur barazimin, i cili erdhi vetëm në pjesën e dytë. Adoleshenti Ljuis barazoi shifrat e më pas ishte Julian Alvarez ai që përmbysi reuzltatin që u vulos në fund nga goli i Mahrez.
Ndërkohë, në sfidën tjetër, Borusia Dortmund është kënaqur edhe me barazimin 1-1 ndaj Kopenhagës, pasi kishte siguruar kalimin si e dyta në grup për në fazën tjetër.
REZULTATET
MANÇESTER SITI 3-1 SEVILJA
Ljuis 52′, J. Alvarez 73′, Mahrez 83′ / Rafa Mir 31′
KOPENHAGË 1-1 BORUSIA DORTMUND
Haraldson 41’/ Thorgan Hazard 23′
FORMACIONET ZYRTARE
MANÇESTER SITI-SEVILJA
KOPENHAGË-BORUSIA DORTMUND
PANORAMASPORT.AL
