Champions, Grupi B / Dramë në Milano! Atletiko mund Milanin me polemika në shtesë. Marshon Liverpuli (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 23:00

Champions, Grupi B / Dramë në Milano! Atletiko mund Milanin me polemika në shtesë. Marshon Liverpuli (VIDEO)

Atletiko Madrid ka fituar një ndeshje dramatike në grupin B të Ligës së Kampioneve përballë Milanit në “San Siro”. Skuadra spanjolle triumfoi me përmbysje në shtesën e takimit pas një penalltie të diskutueshme të shkaktuar nga Kalulu dhe të transformuar saktësisht nga Luis Suarez.

champions

Milani e nisi ndeshjen mirë duek sulmuar pareshtur spanjollët dhe gjetur shpejt avantazhin me Rafael Leaon. Kuqezinjtë kishin edhe mundësi të tjera përballë skuadrës së Simeones e cila nuk dukej vetvetja. Por një ndihmë miqve ia dha Kesi, i cili me dy faulle të evitueshëm la ekipin e tij me 10 futbollistë që në minutën e 29.

Kjo i dha më shumë shpresë Atletikos, i cili edhe pse kishte shumë vështirësi të ndërtonte aksione sulmuese nisi të shtynte lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Milani dukej se mund të rezistonte për fitoren e parë në grup, por atëherë kur nuk pritej, erdhi goli i barazimit me Grizman, i cili përfitoi nga një vendosje e gabuar në prapavijën e kuqezinjve. Goditja ishte shumë e rëndë për kuqezinjtë të cilët morën një dush të ftohtë në shtesën e ndeshjes, kur Kalulu u gjykua se kishte ndalur me dorë në mënyrë të parregullt topin në një dyluftim.

Luis Suarez nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi golin e fitores 2-1, që lë tashmë Milanin në vendin e fundit në grup me 0 pikë, ndërsa afron Atletikon me Liverpulin kryesues,

Ky i fundit shënoi 5 gola ndaj Portos në transfertë duke regjistruar një sukses të thjeshtë 5-1, për të vërtetuar që është superfuqia e këtij grupi.

REZULTATET

MILAN-ATLETIKO MADRID 1-2
20′ Leao / 85′ Grizman, 90’+7′ (p) Suarez

29′ Kartoni i kuq i Kesi

*Roveshata e Leao


PORTO-LIVERPUL 1-5
75′ Taremi / 18′, 60′ Salah, 45′ Mane, 78′, 83′ Firmino

asdasdasdds

FORMACIONET ZYRTARE

ATLETIKO MADRID-MILAN 0-0

milan atletiko

PORTO-LIVERPUL 21:00

porto liverpul

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"