Champions/ Fili rrëfen emocionet e golit dhe rastin e humbur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2016 | 22:34

Champions/ Fili rrëfen emocionet e golit dhe rastin e humbur (VIDEO)

Realdo Fili u bë protagonist me golin e tij ndaj Ferenvaroshit mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena”.

Festimi i lojtareve te Partizanit pas golit te Filit

Festimi i lojtareve te Partizanit pas golit te Filit

Goli i tij do të kujtohet tek të kuqtë, jo vetëm se i dha barazimin ekipit të Partizanit në sfidën për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve, por edhe për mënyrën se si u realizua.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi u shpreh i kënaqur që arriti të shënojë. Duke folur për rastin e humbur në minutën e 60′ përballë portierit hungarez, Fili tha se do të punojë me ekipin për për t’u përmirësuar.

Realdo Fili:

“Për mua ishte e papërshkrueshme, një ndjenjë shumë e veçantë. E kisha imagjinuar si mund të ishte, por ishte shumë herë me bukur, jam shumë i lumtur. Mjafton që topi të futet në portë dhe çdo gol quhet i njëjtë.

Rasti i humbur? Do punoj për këtë, më vjen keq dhe nuk kam fjalë për ta përshkruar. Është një gabim për të cilin do punoj dhe duhet ta rregulloj, bashkë me ekipin.

Kualifikimi? Në luajmë për të fituar dhe do të përpiqemi me të gjithë forcat tona për të kaluar turin dhe për të vazhduar më tej”,-tha ai përballë mikrofonit të “TVSH”-së.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"