CHAMPIONS/ Biletat në shitje, mësohet sa tifozë të Tiranës priten të jenë në Luksemburg për sfidën ndaj Dudelanzhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:35

CHAMPIONS/ Biletat në shitje, mësohet sa tifozë të Tiranës priten të jenë në Luksemburg për sfidën ndaj Dudelanzhit

Tirana do të përballet në ndeshjen e parë të turit të parë në Champions ndaj Dudelanzhit në Luksemburg, të mërkurën e 6 korrikut në orën 19:30, në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”.

TIRANA

Së fundmi me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, klubi luksemburgas ka bërë me dije dhe çmimet e biletave për këtë duel të parë.

Çmimi i biletave janë 20 dhe 25 euro.

“Panorama Sport” mëson nga burime brenda klubit bardheblu se në këtë ndeshje do të ketë të paktën 120 tifozë të Tiranës, të cilët do të nisen nga kryeqyteti, me një udhëtim të organizuar dy ditë para ndeshjes.

dud

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"