CHAMPIONS/ Arbitra norvegjezë dhe spanjollë, mësohet se cilët do të gjykojnë Tiranën në dy sfidat me Dudelanzhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 9:51

CHAMPIONS/ Arbitra norvegjezë dhe spanjollë, mësohet se cilët do të gjykojnë Tiranën në dy sfidat me Dudelanzhin

Rohit Saggi do të jetë arbitri, i cili do të gjykojë në sfidën e parë mes Dudelanzhit dhe Tiranës.

Rohit Saggi

Arbitri është norvegjez ashtu si edhe ndihmësit e tij Morten Jensen Oystein Ytterland dhe Sivert Oksnes Amland do të gjykojnë sfidën e parë që zhvillohet në Luksemburg.

Skuadra bardheblu do të përballet me gjyqtarin i cili më 22 korrik gjykoi sfidën Laçi-Kraiova, që u fitua nga kurbinasit 1-0 dhe që solli edhe kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në atë sfidë ai ka dhënë 4 kartonë të verdhë. Gjyqtari norvegjez është njohje edhe për Shqipërinë si Kombëtare, pasi në sfidën e fituar nga skuadra e Rejës me San Marinon në 31 marsin e shkuar ai ka qenë gjyqtari i katërt i takimit.

Në ndeshjen e dytë që luhet në “Elbasan Arena” mes Tiranës dhe Dudelanzhit, do të gjykojë një spanjoll.

Bëhet fjalë për Cesar Soto Grado, ndihmës të tij do të jenë Iker de Fransisco dhe Carlos Álvarez Fernández.

Gjyqtar i katërt, Isidro Diaz de Mera Escuderos. Spanjolli nuk është se ka ndonjë ndeshje të madhe, por do të drejtojë Tirana-Dudelanzh në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"