“Çfarë tipi Konte”, reagon talenti: Largimi nga Juvja ishte zgjedhja e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 17:11

“Çfarë tipi Konte”, reagon talenti: Largimi nga Juvja ishte zgjedhja e duhur

Nga Juventusi te Totenhemi, bota e Dejan Kulusevskit ka ndryshuar totalisht dhe këtë e pranon vetë suedezi.

konte kulusevski

Diferencën e ka bërë Alegri, më saktë të larguarit nga “Konti Maks” dhe gjetja e njërit si Antonio Konte në Londër, që i ka ringjallur dëshirën për të luajtur futboll.

“Nuk dua të them se kush është më i mirë se tjetri, pasi kam respekt të madh për Alegrin, i cili ashtu si Konte ka fituar shumë në karrierë. Por çështja është se të dy këta kanë një ide futbolli totalisht ndryshe. E vërteta, nuk kam njohur asnjë si Konte në karrierën time, i cili edhe larg fushës, kur ulesh në kafe, di se si të motivojë. Një si Antonio, kur të flet, të hyn direkt në kokë, por akoma më shumë të hyn në zemër. Për sa më përket mua, nuk është se kam ndryshuar diçka në impenjim, por unë jam një tip që më pëlqen të shoh dhe të ideoj përpara në fushë, jo të luaj mbrapa. Shkurt, Juvja në këtë moment nuk bënte për mua dhe largimi nga aty ishte zgjedhja më e mirë që mund të kisha bërë”, u shpreh talenti suedez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"