“Çfarë tersi! Nuk del dot kampion o Novi”, ja pikantet e ndeshjes Laçi-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 17:42

“Çfarë tersi! Nuk del dot kampion o Novi”, ja pikantet e ndeshjes Laçi-Luftëtari

Në ndeshjen e luajtur të shtunën në Laç mes vendësve dhe Luftëtarit, lojtarët e të dyja skuadrave sfiduan një vapë të paparë, pavarësisht se takimi startoi më 17:45. Temperatura në momentin e nisjes së lojës ishte 33 gradë, ndërsa në minutën e 23-të gjyqtari Hermal Llapra ndali lojën për t’u dhënë mundësi lojtarëve të freskoheshin me ujë. “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes në Laç.lutetari

* Luftëtari e nis nxemjen me 12 lojtarë, pasi në fushë ishte edhe Redon Dragoshi. Ky i fundit vuan nga një dëmtim dhe për disa minuta testoi veten, por nuk ia doli dhe më pas e ndoqi lojën nga tribuna.

* “Nuk del dot kampion o Novi, pse luan kot…”. Një nga tifozët kurbinas që ndodhej në tribunën qendrore u fiksua duke ngacmuar trajnerin e Luftëtarit, por ky i fundit nuk reagoi.

* Juljan Shehu mungoi prej dëmtimit, por në minutën e 20-të e pësoi edhe Regi Lushkja. “Çfarë tersi”, u dëgjua nga pankina kurbinase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"