Çfarë talentesh Lautaro dhe Kumbulla, kanë rritjen më të madhe në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 11:51

Çfarë talentesh Lautaro dhe Kumbulla, kanë rritjen më të madhe në Serinë A

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e merkatos së lojtarëve të Serisë A, duke llogaritur periudhën e sezonit nga starti e deri tani. Në 11-she spikat prania e shumë lojtarëve të Interit, i pranishëm me De Vraj, Bastoni, Brozoviç dhe Lautaro Martinez.lautaro-martinez-fue-el-protagonista-en-el-triunfo-de-inter-frente-a-sassuolo-y-le-dedico-los-goles-a-su-mama-778973

Bie, ndërkohë, Kristiano Ronaldo. Në sulmin e klasifikimit të “xhevahirëve” të Italisë, ndodhen dy talente të Argjentinës: Paulo Dibala dhe Lautaro. E nëse për “Joya”-n bardhezi fakti që është më i çmuari i Serisë A nuk përbën lajm, për sulmuesin zikaltër rritja e madhe lind nga një talent i zbuluar vetëm në sezonin e dytë. Me 85 milionë euro, numri 10 i Juventusit mban në distancë bashkëkombësin, i ngjitur në kuotën 80 (ka dyfishuar vlerën e mëparshme).Kristiano Ronaldo

11-SHJA

Prapa “asëve” latinë ndodhet Kristiano Ronaldo, që ka zbritur nga 100 milionë euro (shifër e paguar nga Juventusi te Reali i Madridit për ta transferuar në Torino) në 75: me 35 pranvera, CR7 nuk është më vendimtar si dikur. Portugezi nuk udhëtonte në këto shifra kaq të ulëta nga 2010-ta. Një rënie që ndikon edhe te “Zonja”, që ka kaluar nga një vlerë totale prej 837,5 në 819, duke mbetur megjithatë skuadra më e shtrenjtë e Serisë A, përpara Interit (633,4).marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Ka pësuar një rritje të madhe edhe Marash Kumbulla, talenti i Veronës, qendërmbrojtës, 19 vjeç: vlera sipas portalit është rritur nga 3 në 10 milionë euro, duke qenë edhe ai pjesë e kësaj 11-sheje të veçantë, që përbëhet, në një formacion 3-5-2, nga: Meret (Udineze, 40 mln); Kumbulla (Verona, 10), De Vraj (Inter, 60), Bastoni (Inter, 23), Kulusevski (Parma, 25), Brozoviç (Inter, 50), Hernandez (Milan, 25), Kastrovili (Fiorentina, 25), L.Alberto (Lacio, 40), Lautaro (Inter, 80), Dibala (Juventus, 85).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"