Çfarë Shqipërie e bukur, “flirton” me fitoren brenda në Francë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 15, 2014 | 10:39

Çfarë Shqipërie e bukur, “flirton” me fitoren brenda në Francë

France-Shqiperi 1-1, Mavraj goooolShqipëria e nis rehabilitimin pas atij shoku psikologjik, por jo vetëm, pikërisht aty ku e la në Beograd, në ndeshjen kualifikuese të ndërprerë më 14 tetor, fati i së cilës pret “vulën” përfundimtare nga Komisioni i Apelit në UEFA, e më tej nga KAS-i në Lozanë të Zvicrës. Në minutën e 41-të do të kulmonte racizmi dhe dhuna fizike e psikologjike ndaj kuqezinjve tanë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, cka u anashkalua nga qeveria e futbollit europian, sepse i dha 3 pikët në tavolinë agresorit, në të njëjtën minutë, si për koincidencë, Mërgim Mavraj do t’i shënonte Francës së Platinisë, presidentit të UEFA-s, i cili është një nga legjendat e gjalla të kombëtares së trikolorëve. “Shqiponjat” kuqezi treguan me krenari se i kafshojnë edhe “gjelat”, madje për pak do t’u shkaktonin atyre humbjen në stadiumin e Rennes…
Pra, barazimi 1-1 në shtëpinë e Francës, një tjetër provë shumë domethënëse se kombëtarja kuqezi ka arritur një tjetër stad. Tashmë fusha kundërshtare, një tabu në të shkuarën, nuk përbën problem për të besuarit e De Biazit. As përballja me yje të klasit botëror, si Benzema, Pogba e të tjerë, nuk i bën të ndihen inferiorë kuqezinjtë tanë. Pas katër humbjesh në përballjet e deridjeshme me “gjelat”, tashmë arrijmë të marrim barazimin e parë në një miqësore luksi, që duhet t’i ketë shërbyer shumë De Biazit dhe të tijve, sidomos në rikuperimin psikologjik, pas asaj “drame” që përjetuam në Beograd. Ky “pit stop” i Francës në shtëpinë e vet është njëlloj sinjali edhe për Mishel Platininë, ish-yllin e kësaj kombëtareje, që në rolin e presidentit të UEFA-s ka marrë mbi vete antipatinë e të gjithë shqiptarëve për atë vendim që mori Komisioni i Disiplinës, duke i dhënë Serbisë (agresorit) 3 pikët në tavolinë. Në total mund të themi se Shqipëria zhvilloi një lojë inteligjente në stadiumin e Rennes, në të dyja fazat e lojës, atë ofensive dhe defensive. Asgjë në dorë të spontanitetit, të rrezikshëm nga goditjet standarde, luftarakë dhe pa asnjë shenjë inferioriteti karshi yjeve të tillë si Karim Benzema me shokë. Një Ledjan Memushaj që bën “Valbuenën” te kuqezinjtë, i cili i jep fantazi e qetësi lojës së tanëve. Skema perfekte në ekzekutimin e goditjeve të dënimit, prej së cilave erdhi edhe goli i Mavrajt në minitën e 40-të. Besim i admirueshëm në vetvete tek të besuarit e De Biazit, që funksionojnë si “fizarmonikë”. Një skuadër që të entuziasmon, që e qarkullon bukur topin, nuk e godet kot dhe pa adresë “sferën”.


Ndeshje miqësore

Stade de la Route-de-Lorient – Rennes
FRANCE-SHQIPERI 1-1
Golat: Griezman 73′ / Mavraj 40′
FRANCA: H.Lloris, C.Jallet, M.Yanga-Mbiwa, L.Digne (L.Kurzawa 70′), R.Varane, M.Valbuena (D. Payet 85′), Y.Cabaye (A.Griezman 59′), M.Sissoko (M. Schneiderlin 80′), P.Pogba, K.Benzema, A.Lacazette (A.Gignac 70′). Trajner: D.Deshamp
SHQIPERIA: E.Berisha, M.Mavraj, A.Lila (E.Vila 85′), E.Hysaj, L.Cana, A.Agolli, B.Kukeli (E.Bulku 90+2′), A.Abrashi (A.Ajeti 69′), E.Lenjani (H.Shala 76′), L.Memushaj, S.Cikalleshi (B.Balaj 90+3′). Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: Miroslav Zelinka, Ondřej Pelikán, Krystof Mencl (CZE)
Kartonëtë verdhë: Agolli 74′

FOOTBALL : France vs Albanie - Match amical - 14/11/2014Pjesa e parë Në një stadium të mbushur me tifozë, ku spikasin kudo flamujt kuqezinj, përkrah atyre trikolorë, një antitezë me cka ndodhi në Beograd më 14 tetor, ndeshja miqësore mes Francës dhe Shqipërisë nis e vrullshme. Të dy trajnerët hedhin në fushë lojtarët më të mirë. Kuqezinjtë tanë rrezikojnë seriozisht që në minutën e dytë. Krosim nga këndi, nga e djathta, prej Memushajt, topi gjen të lirë Canën, që me kokë trondit traun e portës së Lloris. Organizohen francezët me pasime të shktruara dhe që alternojë dendur dy krahët, ndërsa lojtarët e kombëtares shqiptare mundohen të ushtrojnë presion me mbulim nga afër, për të mos i lejuar “gjelat” të dalin në lojën e tyre. Shqipëria del bukur në kundërsulm, sidomos nga e djathta, duke fituar goditjen e tretë nga këndi në pesë minuta. Franca përgjigjet me Valbuena, që tenton në hyrje të zonës kuqezi me goditje në ecje e sipër, por mbi traun e portës së Berishës. Në aspektin sulmues Franca është ekip mjaft i organizuar, sidomos në aspektin ofensiv. Topat e gjatë e të përpiktë drejtohen kryesisht në të majtë, ku Valbuena dhe Benzema u nxjerrin punë Lilës dhe Hysajt. “Gjelat” sulmojnë me shumë lojtarë, duke krijuar hapësira për tanët. Kuqezinjtë dalin shpejt në kundërsulm, duke krijuar mundësi shënimi. Kështu ndodh me kombinimin Cikalleshi-Lenjani në minutën e 14-të, kur ky i fundit godet nga distanca, por jo me saktësi. Shumë i lëvizshëm Memushaj, që kalon sa në njërin krah, në tjetrin. Në minutën e 17-të goditje dënimi nga e majta. Ekzekutohet skema e golit të Salihit në Norvegji. Agolli pason shkurtazi te Mavraj, që i lirë godet menjeëherë fluturimthi, paksa mbi traun e portës së Loris.
Goditja e parë ballore e Kabaje vjen e rrezikshme në minutën e 22-të, por fatmirësisht jashtë portës sonë. Francezët ndryshojnë vendet, ndryshojnë poizicionet, duke krijuar njëfarë corientimi te tanët. De Biazi cirret nga stoli duke I kërkuar Kukelit ta nxjerrë përpara skuadrën, por cilësia e lojtarëve vendës e bën jo pak të vështirë këtë gjë. Pas minutës së 20-të, francezët arrijnë ta mbyllin kombëtren tonë në gjysmëfushën e saj, duke synuar që përmes presionit t’i bëjë të gabojnë kuqezinjtë. Lenjani fiton disa faulla në inkursionet e tij nga e majta, duke vijuar të shpalosë një formë të shkëlqyer sportive. Ansi Agolli në minutën e 29-të me ndërhyrjen e tij vendimtare eviton golin në portën tonë. Anësori kuqezi ia heq topin nga këmbët Valbuena, shumë pranë portierit Berisha. Benzema fal në minutën e 33-të, kur e godit keq topin me kokë, i lirë dhe fare pranë portës sonë. Ka një keqkuptim mes Canës dhe Berishës në minutën e 35-të për zotërimin e topit, duke sjellë panik në kuadartin tonë. Minuta e 40-të sjell golin spektakolar të Shqipërisë. Goditja nga këndi shndërrohet në një skemë perfekte mes Memushajt dhe Hysajt, që i jep mundësinë Mavrajt, të ardhur nga mbrojtja, të shënojë dhe të bëjë që tifozëria kuqezi në stadium të shpërthejë. Ky është goli i dytë që kemi shënuar në të gjitha përballjet me francezët. I pari ka firmën e Erjon Bogdanit. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimale të kuqezinjve, që kanë në favor edhe goditjet nga këndi, në raportin 6:3.
CanaPjesa e dytë De Biazi e nis pa asnjë zëvendësim, ashtu si edhe kolegu i tij, Deshamp. Minutat e para janë të qeta, me kuqezinjtë që nuk lëshojnë terren dhe luftojnë fort për topin e parë. Ngushtimi i hapësirave i tensionon dhe nervozon francezët, që hera-herës bëjnë edhe faulle. E paparashikueshme një paraqitje e tillë për ta nga ana e Shqipërisë, që zhvillon një nga ndeshjet e saj më të mira. Abrashi i afrohet golit të dytë në minutën e 52-të, teksa goditja e rreptë e tij bën edhe karombol mes mbrojtësve vendës, për t’u pritur në fund nga Loris, me fat në këtë rast. Të qetë dhe gjakftohtë janë tanët, ndërkohë që me kalimin e minutave ndodh e kundërta te “gjelat”. Ata nuk pajtohen me disavantazhin, ndaj e kërkojnë me ngulm dhe dëshpërimisht golin e barazimit. Por, yje të tilla si Benzema dhe Pogba nuk shfaqin asnjë diferencë me kuqezinjtë e De Biazit në këtë miqësore. Meritë e lojës në grup dhe e shpirtit të lartë të garës së kuqezinjve kjo. I papërmbajtshëm Lenjani, që në minutën e 60-të merr krahun e majtë dhe përparon dhjetëra metra, derisa godet prirtazi me portën e Loris. Ky i fundit nuk e zotëron dot topin për momentin, por sërish me fat, sepse “sfera” nuk shkon dot në rrjetë. Hysa “flirton” me golin në minutën e 67-të teksa e detyron portierin Loris të bëjë një pritje me reflex. Edhe në këtë rast ka fatin me vete kapiteni i “gjelave”. De Biazi bën zëvendësimin e parë në minutën e 69-të. Arlind Ajeti debuton me kuqezinjtë, teksa aktivizohet në vend të Abrashit, por duke u pozicionuar në mbrojtje.
I sapofuturi në lojë për Francën, Griezman, përmes një veprimi të bukur individual arrin të shënojë. Sulmuesi i “gjelave” driblon si “birila” mbrojtësit tanë dhe godet rreptë, pa i dhënë asnjë mundësi Berishës të reagojë. Benzema ka rast ideal për të dyfishuar shifrat pak minuta më pas, por goditja e tij në pozicion tërësisht ballor e fluturon topin mbi tra. Pas daljes së Abrashit është prishur disi ekuilibri mes reparteve të tanët, ndaj De Biazi hedh në lojë edhe Shalën në minutën e 75-të. Përforcim në mesfushë, ku duhet bërë “barrikada” e parë për francezët, që tashmë janë zgjuar dhe e kërkojnë me ngulm golin e epërsisë. Pogba e “prek” golin në minutën e 80-të, me një goditje predhë, tokazi, që kalon ngjitur me shtyllën pingule të portës sonë. Fundi është një makth pa fund për tanët, sepse francezët nuk tunden nga sulmet e shumta drejt portës së Berishës, në kërkim të golit të fitores. Dicka që mbeti në tentativë, sepse Shqipëria, edhe pse shfaqi lodhje në dhjetë minutat e fundit, arriti me “shpirt ndër dhëmbë” të mbrojë këtë barazim prestigji në Francë.

Cana dhe Tajsoni shqiptarRekordi i Lorik Canës, parakalon Lalën
Për Lorik Canën kjo miqësore ishte emocionuese dhe do të mbetet në historinë e karrierës së tij. Ai rrumubllakosi 80 ndeshje në total për kombëtaren kuqezi, që prej vitit 2003, kur debutonte me Shqipërinë, duke tejkaluar kësisoji Altin Lalën (79 ndeshje) dhe vendosur rekordin e vet. Mbrojtësi i Lacios është tashmë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares, cka përbën një moment krenarie e lumturie për vetë Lorikun. Ai ka mundësi ta thellojë epërsinë ndaj kuqezinjve të tjerë në këtë drejtim, sepse pritet të jetë edhe për disa vite pjesë e Shqipërisë. Aktualisht ai është 31-vjec dhe sipas të gjitha gjasave, edhe për 4-5 vjet do ta shohim me shiritin e kapitenit kuqezi.


France-Shqiperi 1-1, kuqezinjte festojne golin e MavrajtVlerësimi i medias franceze: Mavraj dhe Lenjani, më të mirët

Mediat franceze kanë vendosur edhe notat për futbollistët e të dyja skuadrave, Francës dhe Shqipërisë, referuar miqësores së 14 nentorit në Rennes, e cila u mbyll me barazimin 1-1. Ja vlerësimet e “footmercato.net” për lojtarët kuqezinj:
Berisha (5.5): E vetmja njollë e zezë e tij në këtë ndeshje është mosmarrëveshja me Canën në një moment, e cila mund t’i kushtonte shtrenjtë nëse sulmuesit francezë do të kishin qenë më vigjilentë. I pafajshëm në golin e Antoine Griezmann, ku portieri shqiptar vetëm mundi ta prekë topin. Përveç kësaj, loja e tij është e sigurt dhe shumë e pastër.
Hysaj (6.5): Një ndeshje e mirë për të, sidomos në fillim të saj. Veprim i çuditshëm prej mbrojtësi, por fenomenal, në momentin e pasimit vendimtar për Mavrajn, që shënoi golin e parë të miqësores në minutën e 41-të. Ai nuk hezitoi asnjë moment të vinte e t’i “shtrydhte” mbrojtësit e bluve, por as ta “guduliste” portierin Hugo Loris pas një sulmi rrufe në minutën e 67-të.
Cana (6.5): Shiptaro-francezi i bëri me djersë të ftohta miqtë e tij francezë në fillim të lojës, me një tronditje të traut të portës së Loris (minuta e parë). Kjo mundësi duket se vendosi tonin e synimeve të shqiptarëve në Rennes. Ai e kreu mirë rolin e udhëheqësit, duke mos lejuar sulmues të kalibrit të Benzemasë të dilnin në pah në këtë ndeshje. Vendimtar edhe në bllokimin e Jallet (31’). Ai nuk e ka humbur agresivitetin e tij në lojë, edhe pse dështoi të neutralizonte Griezmann kur barazoi shifrat. Një shef i vërtetë te shqiptarët.
Mavraj (7): Një mundësi e humbur pas një goditjeje dënimi në minutën e 16-të, kur e kaloi topin mbi traun e portës së Loris. Pastaj ka kohë për të bërë më së miri punën e tij në mbrojtje. Në minutën e 41-të jep leksione edhe për sulmuesit, teksa kurorëzon një skemë perfekte me kokë. Ndeshje shumë e madhe për të, me të gjitha gjërat e mira, gjithmonë duke mos i lejuar sulmet franceze të konludonin dhe krejtësisht komplementar me Lorik Canën në qendër të mbrojtjes shqiptare.
Agolli (6.5): Kalon në mes të linjave dhe puna e bërë prej tij ishte më shumë se interesante. Ai nuk ka harruar detyrat mbrojtëse me një kthim vendimtar për të frenuar Valbuenën (28’), por ia doli me sukses edhe në përballjet që pati me Digne dhe Sissoko. Ai “hapi zjarr” në fund të 15 minutave ta para të pjesës së parë të e mbajti ritmin në pjesën e dytë.
Abrashi (5): Qendra e “bllokadës” shqiptare ka vepruar në të njëjtën zonë si Pol Pogba. Dhe së paku mund të themi se kjo miqësore nuk ishte e keqe për të, por në fund u dominua nga ylli i Juventusit, që filloi të bredhë. Paraqitja e tij, megjithatë, është shumë inkurajuese. Zëvendësohet nga Ajeti (68’).
Kukeli (5): Termat “hije-punë” mund të mbajnë emrin e tij. Ishte i qartë në ndërtimin e aksioneve për ekipin e tij, por puna mbrojtëse ishte deri diku deficitare. Asgjë të veçantë për të shtuar më shumë për punën e tij. Bulku e zëvendësoi në 90’.
Lila (6.5): I “këput zinxhirët” dhe përparon shpesh në anën e djathtë, duke marrë shumë herë këndore në fillim të lojës, duke përfshirë edhe atë që për pak rezultoi gol nga Cana (tronditi traun e Loris). Ai luftoi fort dhe nuk kishte frikë nga asgjë. Zëvendësohet nga Vila (85’).
Memushaj (6): Një fillim mbresëlënës i lojës, ku instinktet e tij teknike e dallonin nga pjesa tjetër e skuadrës. Fatkeqësisht për të, ai u “shua” kur francezët e morën topin në këmbët e tyre, kryesisht në pjesën e dytë. Ndoshta ndikoi edhe lodhja fizike te lojtari shqiptar.
Cikalleshi (5): Me përjashtim të një faulli që shkaktoi ndaj YANGA Mbiëa, pjesa e parë ishte mjaft e shurdhër për të. Ai luante i vetëm në sulm për shqiptarët, por puna e vetme e tij ishte që të pengonte daljen përpara të mbrojtjes franceze. Dhe ia doli që t’i mbajë tre lojtarë kundërshtarë mbas vetes. Pjesa e dytë ishte dicka më e suksesshme, pavarësisht se situatat e rrezikshme nuk kaluan nga këmbët e tij. Zëvendësohet nga Balaj (90’)
Lenjani (7):
Ishte rreziku kryesor për Varane dhe YANGA Mbiwa. Nje lojtar që kishte shënuar kundër Danimarkës dhe shqetësimet që sjell për këdo janë konfirmuar edhe në Rennes. Një lojë shumë e bukur e tij. Ua bëri të vështirë jetën Jallet dhe Cabaye, ngacmoi edhe Pogba në linjën e mesme, ndërsa iu afrua golit, duke vënë në provë aftësitë e Hugo Loris dy herë. Zëvendësohet nga Shala (75’).

Historiku i ballafaqimeve deri dje me Francën
EURO 2012

Data

Ndeshja

Rezultati

Vendi

Shënues

07/10/11 France – Shqiperi

3-0

Paris

Malouda 11’, Rémy 38’, Réveillère 67’
02/09/11 Shqiperi – France

1-2

Tirane

Bogdani 46’ / Benzema 11’, M’Vila 18’

EURO 1992

Data

Ndeshja

Rezultati

Vendi

Shënues

30/03/91 France – Shqiperi

5-0

Paris

Sauzée 1’, 9’, Papin 33’, 42’ Zmijani 81’ (og)
17/11/90 Shqiperi – France

0-1

Tirane

Boli 25’

Historiku i ballafaqimeve me Francën është negative për kuqezinjtë. Në dy fushata kualifikuese për Kampionatin Europian, të edicionit 1992 dhe 2012, ishim takuar me “gjelat”. Ndeshja e parë do të luhej në Tiranë, më 17 nëntor 1990 dhe fitohej nga francezët minimalisht, 1-0. Sfida e kthimit daton më 30 mars 1991, e luajtur në Paris dhe e fituar thellë nga trikolorët, me rezultatin 5-0.
Në kuadrin e “Euro 2012”, më 2 shtator 2011 Shqipëria mundej në shtëpi, me rezultatin 2-1, ndërsa kthimi do të luhej një muaj më pas, më 7 tetor 2011 dhe Franca fitonte 3-0. Pra, sikurse shihet, kemi shënuar vetëm një herë në portën e francezëve, me autor Erjon Bogdani. Në total, kemi katër humbje me “gjelat”, me një golaverazh total 11-1.
Ky i datës 14 nëntor 2014 ishte barazimi i parë, që ndërpret serinë e rezultateve negative me “gjelat”. Edhe pse bëhej fjalë për një miqësore, ky barazim 1-1 hyn në historinë e ballafaqimeve mes dy kombëtareve.


Kualifikueset, “Euro 2016”

Grupi I

07/09/14

DANIMARKA

2 – 1

ARMENIA
PORTUGALIA

0 – 1

SHQIPËRIA

11/10/14

ARMENIA

1 – 1

SERBIA
SHQIPËRIA

1 – 1

DANIMARKA

14/10/14

DANIMARKA

0 – 1

PORTUGALIA
SERBIA

3-0 tav

SHQIPËRIA

14/11/14

PORTUGALIA

1 – 0

ARMENIA
SERBIA

1 – 3

DANIMARKA

29/03/15

SHQIPËRIA

18 : 00

ARMENIA
PORTUGALIA

20 : 45

SERBIA

13/06/15

ARMENIA

18 : 00

PORTUGALIA
DANIMARKA

20 : 45

SERBIA

04/09/15

DANIMARKA

20 : 45

SHQIPËRIA
SERBIA

20 : 45

ARMENIA

07/09/15

ARMENIA

18 : 00

DANIMARKA
SHQIPËRIA

20 : 45

PORTUGALIA

08/10/15

SHQIPËRIA

20 : 45

SERBIA
PORTUGALIA

20 : 45

DANIMARKA

11/10/15

ARMENIA

18 : 00

SHQIPËRIA
SERBIA

18 : 00

PORTUGALIA


Renditja

Nr

Skuadra

Nd

Fit

Brz

Hmb

G.Sh

G.P

Glv

Pike

1

Danimarka

4

2

1

1

6

4

+2

7

2

Portugalia

3

2

0

1

2

1

+1

6

3

Shqiperia

3

1

1

1

2

4

-2

4

4

Serbia

3

1

1

1

5

4

+1

1

5

Armenia

3

0

1

2

2

4

-2

1





www.minuta90.com